Italia i ka bërë një nisje shumë të mirë eliminatoreve të Euro 2020 dhe kryeson me 18 pikë të plota në Grupin J. Kombëtarja e Roberto Mancinit ndodhet në rrugë të mbarë, teksa dy ndeshjet e radhës janë kundër Greqisë dhe Liechtenstein.
Trajneri italian ka folur për “Radio DeeJay”, duke u ndalur të reparti ofensiv. Mancini tregon të ardhmen e sulmit të kaltër dhe ai është Andrea Pinamonti, 20-vjeçari i Interit, që është huazuar te Genoa.
Më pas edhe një koment për Nicolo Zaniolon. Mesfushori i Romës është një nga shpresat e mëdha të Italisë dhe Mancini vlerëson shumë rritjen e tij.
E ARDHMJA – “Pinamonti është e ardhmja e Italisë. Pres që ndonjë lojtar tjetër të dalë në skenë përpara Euro 2020, edhe pse baza e ekipit është formuar. Mesfusha? Kemi nevojë për një lojtar të fortë fizikisht, por jemi në rregull në atë repart. Kemi përshtatur lojtarë në atë rol dhe jam i kënaqur.”
ZANIOLO – “E grumbullova, sepse më dukej i aftë dhe doja ta njihja nga afër. Është rritur shumë në harkun e 6 muajve. Janë lojtarë të rinj, nuk janë të pjekur 100% dhe kanë rrugë të madhe për të përshkruar. Pozicioni? Unë e shoh Zaniolon si një ‘mezzala’.” /abcnews.al