Mancini: Vetëm Zvicra rival i denjë, kalendari problem. Euro 2021? S’jemi favoritë

schedule21:27 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 21:27 - 7 Dhjetor, 2020

Italia mësoi kundërshtarët e ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Katar 2022. 4 herë kampionët e botës, janë pjesë e grupit C, teksa rivalë do të ketë Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.

Trajneri i kombëtares së kaltër, Roberto Mancini analizon shortin, vlerëson kombëtaren zvicerane, tregon se çfarë e shqetëson dhe e mbyll me një koment për Euro 2021, duke hequr presionin nga ekipi i tij.

Zvicra është një nga ekipet më të mira të vazos së dytë. Helvetët janë një rival i vështirë, ndërsa të tjerët janë të përballueshëm. Avantazhi i vetëm është që jemi afër me ta, do të bëjmë një udhëtim të shkurtër.

Irlanda e Veriut është rival më i lehtë se Zvicra në letër, por nuk është kurrë e lehtë të përballesh me ta në dimër. Problem do të jetë vetëm kalendari i ngjeshur, djemtë do duhet të luajnë shumë ndeshje, por po e bëjnë një gjë të tillë prej muajit korrik.

Euro 2021? Ka skuadra më të përgatitura se ne. Franca është kampione e botës, Portugalia e Europës, Belgjika është shumë e fortë, kemi edhe Spanjën dhe Holandën, që janë rikthyer kompetitive.

Kemi 6 muaj kohë për të punuar dhe për t’u përmirësuar. Kemi krijuar stilin tonë, luajmë bukur dhe kjo Itali ka identitet. Djemtë duan të fitojnë, kanë fituar një mentalitet shumë të mirë. Objektivi është të japim më të mirën në Euro 2021“, deklaron Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!