Italia është gati për duelin kundër Spanjës, që zhvillohet nesër prej orës 20:45 në “San Siro”. Trajneri Roberto Mancini foli para mediave në prag të këtij dueli dhe thekson se do të jetë një ndeshje tjetër nga ajo e EURO 2020 kundër Spanjës.
“Spanja ishte skuadra që na vendosi më shumë në vështirësi në EURO 2020. Ata janë një skuadër e fortë, me lojtarë të mirë. Do të jetë një ndeshje e mirë. Ata janë të mirë në driblim. Grupi ka punuar së bashku për 50 ditë dhe nuk është e lehtë.
Kanë qenë ditë të vështira dhe të lodhshme, por nuk ka pasur probleme. Kimia dhe dashuria nuk janë të lehta për t’u marrë. Italia që do të vijë është ende e bazuar në talentet e saj, nga Gigio Donnarumma, tek Federico Chiesa”.
“Nuk ka vetëm një mënyrë për të fituar. Nuk ka të bëjë vetëm me lojën e mirë. Sigurisht, nëse mund të fitojmë duke luajtur mirë dhe duke dhuruar spektakël, është akoma edhe më mirë. Ka shumë mënyra për të fituar.
Perceptimi i Italisë ka ndryshuar, por ne nuk mund të harrojmë se Italia ka fituar katër Kupa Bote. Ne jemi kampionët e Evropës dhe kemi një histori të rëndësishme”, ka deklaruar mes të tjerash trajneri i Italiasë, Roberto Mancini. / abcnews.al