Roberto Mancini ndjen dhimbje dhe keqardhje për situatën e rëndë që është krijuar në Itali nga koronavirusi. Trajneri i kombëtares së kaltër analizon gjendjen e krijuar në një prononcim për Rai Uno. Mancini e cilëson të vështirë nisjen e stërvitjeve të skuadrave në muajin prill dhe pret me padurim qetësimin
“Ajo që po ndodh është e tmerrshme, po shohim shumë njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre. Më vjen keq që nuk mund të luajmë futboll, por mund të kthehemi në qershor nëse zgjidhet kjo situatë.
Nisja e stërvitjeve në prill? Mendoj se është e vështirë të ndodhë. Futbollistët kanë nevojë për stërvitje përpara se të kthehen në fushën e blertë. Është një situatë anormale, që nuk e ka përjetuar askush më parë“, deklaron trajneri i kombëtares italiane. /abcnews.al