“Mancini madhështor, tifozët na kanë infektuar! Rekordi? Më i bukur me trofe”

schedule19:58 - 22 Qershor, 2021

schedule 19:58 - 22 Qershor, 2021

Italia po kalon një moment shumë të mirë psiko-fizik. Ekipi po luan bukur dhe po fiton, teksa tifozët po i dhurojnë shumë dashuri dhe entuziazëm djemve të Roberto Mancinit.

Njëri prej tyre, Federico Bernardeschi analizon situatën e kombëtares së kaltër, duke e nisur me punën fantastike të trajneri Mancini e duke përfunduar tek Austria, rivali në sfidën e raundit të 1/8-ve në Euro 2020.

Kur Mancini mori drejtimin e kombëtares nuk ishte e lehtë, futbolli italian ishte i mbushur plot kritika dhe ndodhej në gjendje të keqe. Roberto arriti me qetësi dhe thjeshtësi, u dha besim lojtarëve ndeshje pas ndeshje.

Ai ka bërë një gjë të jashtëzakonshme: riktheu njerëzit dhe tifozët sërish afër skuadrës kombëtare. Pas kaq shumë muajsh pa tifozë nuk ishte e lehtë edhe për ne, por gjetja e tyre me këtë entuziazëm që po na dhurojnë ishte e mrekullueshme.

 

Bernardeschi

Jemi infektuar nga entuziazmi dhe pasioni i tyre. Tek Italia ka një grup të shëndetshëm dhe të bashkuar, të gjithë ne mendojmë për të njëjtin objektiv. Jemi shumë të fortë, konkurrenca ekziston, por nuk ndikon aspak tek objektivi i përbashkët final.

Rekordi i 30 ndeshjeve pa humbje? Jemi shumë të lumtur, por duhet t’i shtojmë një trofe për ta bërë këtë rekord të jashtëzakonshëm. Besojmë realisht shumë që do të bëjmë gjëra të bukura në këtë Europian.

Austria? Janë skuadër e fortë, kanë edhe kampionë si Alaba. Duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë më të mirë për t’u kualifikuar në çerekfinale, të cilën do e luajmë në ‘Wembley’, aty ku do të jetë gjithçka edhe më emocionuese“, përfundoi lojtari i Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!