Mancini: Kualifikim i merituar, zëvendësuesit ishin të jashtëzakonshëm!

schedule23:55 - 26 Qershor, 2021

schedule 23:55 - 26 Qershor, 2021

Chiesa dhe Pessina, dy karta nga stoli të Roberto Mancinit, bënë ndryshimin dhe i dhanë fitoren dhe kualifikimin në çerekfinalet e EURO 2020 Italisë. Trajneri i “Axurrëve”, pas ndeshjes u shpreh se e merituan dhe theksoi se duhet të kishin shënuar para shtesave.

“U kualifikuam sepse e meritonim. Sinqerisht duhet t’i kishim shënuar dy golat shumë më herët dhe të mos shkonim në shtesë. U lodhëm, por fituam me meritë.

Lojtarët që u futën nga stoli kishin mentalitetin e duhur dhe u futën në ndeshje për ta ndryshuar lojën. Ishin të jashtëzakonshme, dhanë gjithçka që kishin”, tha fillimisht trajneri i Italisë.

“E dija që do të ishte e vështirë, ndoshta edhe më e ashpër se çerekfinalja. Ndeshje mund të marrin drejtimin e gabuar, por ne luajtëm mirë dhe e meritonim të kualifikoheshim. Ky test do të na bëjë mirë, na u desh të tregojmë mentalitetin e fortë”.

“Portugali apo Belgjika në çerekfinale? Janë dy skuadra të jashtëzakonshme, ndaj është e vështirë të zgjedhës”, përfundoi trajneri i Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!