Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, vazhdon të shqetësohet për lojtarët e tij të cilët nuk kanë luajtur aspak futboll prej më shumë se dy muajsh me klubet e tyre. Sipas strategut italian, kjo ka qenë një periudhë e errët dhe se rikthimi i futbollit, do të jetë problematik.
“Kam përjetuar një eksperiencë të keqe në izolim dhe shpresoj që ditë të tilla të mos vijnë më kurrë. Mendoj se rikthimi do jetë problematik për të gjithë, sidomos për trajnerët që do i duhet të drejtojnë skuadrën çdo tre ditë. Në këtë aspekt rregulli i ri i 5 zëvendësimeve do jetë një ndihmë e madhe”, u shpreh Mancini.
Europiani që ishte planifikuar të zhvillohej verën e këtij viti, u shty për verën e ardhshme, për shkak të shpërthimit të pandemisë Koronavirus. Italia shihet si një nga ekipet favorite për t’i shkuar deri në fund./abcnews.al