Mancini: Ishim perfektë në pjesën e parë, jam i lumtur për Immobilen

schedule23:37 - 25 Mars, 2021

schedule 23:37 - 25 Mars, 2021

Italia i filloi me fitore ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Katër herë kampionët e botës, mposhtën 2-0 në Parma Irlandën e Veriut. Berardi dhe Immobile shënuan golat e fitores në pjesën e parë, takim rreth të cilit foli për mediat trajnerin Roberto Mancini.

Pjesa e parë ishte e shkëlqyer. Pjesën e dytë do e shohim përsëri me kujdes, pasi mendoj se mund të bënim më mirë. Gjithsesi pranohet duke llogaritur që kemi pesë muaj pa luajtur. Fraksioni i parë i ndeshjes ishte perfekt. Shënuam dy gola, mund të shënonim edhe dy të tjerë dhe e qarkulluam shpejt topin.  

Pellegrini dhe Locatelli zhvilluan një ndeshje të mirë. E dinim që Irlanda e Veriut do të bazohej te forca fizike, kjo ishte pika ku donin të na vinin në vështirësi. Jemi të lumtur për golin e Immobiles, mund të shënonte një tjetër gol. Golat janë të rëndësishëm për sulmuesit, Ciro zhvilloi një ndeshje shumë të mirë.

Arritëm një fitore të rëndësishme në ditën e një tragjedie të madhe, e cila mori një djalë të ri si Daniel Guerini. Tragjedi të tilla nuk duhet të ndodhin. Ishte gjithashtu një mundësi për të kujtuar pesë ish-lojtarët e mëdhenj të Italisë, të cilët nuk janë më me ne“, deklaroi trajneri i kombëtares italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!