Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, është rikthyer të flasë për ecurinë e Interit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, 56-vjeçari shprehet i lehtësuar që Conte nuk e arriti rekordin e tij prej 17 fitoresh radhazi, pasi u ndal në 11 të tilla. Në fund ai bën dhe një krahasim me ekipin e tij kur fitoi titullin si dhe shprehet se tashmë ata e kanë siguruar Scudetton.
“Unë isha duke shpresuar se Conte nuk do të arrinte rekordin tim. Ai tashmë e ka siguruar titullin gjithsesi. Do të isha i lumtur nëse do të fitonte 16 ndeshje radhazi, por rekordi im është një rekord i mirë për t’u pasur”, deklaron italiani.
“Krahasimet me Interin tim? Skuadra ime ishte shumë e fortë me disa lojtarë të shkëlqyeshëm. Ne ishim shumë të mirë, por edhe kjo skuadër është e shkëlqyeshme”, përfundon Mancini. Zikaltërve i duhen maksimumi 12 pikë nga shtatë ndeshjet e fundit për të siguruar matematikisht titullin, por mund të mjaftohen edhe më pak nëse Milan do të bëjë ndonjë gabim rrugës. /abcnews.al