Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur në fletoret e edicionit të sotëm të L’Equipe:
“Italia ka fituar 4 Kupa Bote me 4 sisteme të ndryshme: Nuk mendoj se për të fituar duhet një sistem apo një stil. Sigurisht që ne jemi përpjekur të zhvillojmë një lojë më evropiane. Vuajtëm kundër Spanjës të cilët kanë një driblim të jashtëzakonshëm. Identiteti ynë është padiskutim mbrojtës, në kuptimin e të diturit të mbrohemi më mirë se të tjerët: kjo është historia jonë. Atëherë njeriu duhet të jetë në gjendje të shënojë dhe duhet të dijë ta bëjë këtë në shumë mënyra. Humbja kundër Spanjës. Por ne humbëm vetëm sepse ishim dhjetë veta, përndryshe të paktën do të kishim barazuar edhe atë ndeshje. Euro 2020? Fitorja jonë i dha besim të gjithë lëvizjes sportive dhe i bëmë njerëzit të lumtur. Një kënaqësi e madhe”. /abcnews.al/