Italia është kualifikuar, por kjo nuk e pengon që nesër në mbrëmje të tentojë fitoren kundër Bosnjes në transfertë. Vendasit e kanë thelbësore fitoren dhe shpresojnë që Liechtenstein të ndalë Finlandën! Nordikët numërojnë 5 pikë më shumë se ekipi ballkanas dhe një fitore nesër në shtëpi i dhuron kualifikimin.
Roberto Mancini ka analizuar duelin e ditës së nesërme. Trajneri i Italisë ka dy dyshime për formacionin titullar, analizon ekipin kundërshtar dhe e mbyll me një koment për pozicionin e Nicolo Zaniolos.
FORMACIONI – “Belotti do ta nisë si titullar, kam vetëm dy dyshime: një në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe një në mesfushë. Bosnja ka fituar gjithmonë në këtë stadium dhe do të kërkojnë fitoren si edhe ne. Do të jetë një ndeshje e bukur, nëse na mposhtin do i komplimentojmë”.
RIVALITETI – “Mendoja se Bosnja dhe Finlanda do kishin shanse të barabarta për t’u kualifikuar. Bosnja është më e fortë, por nordikët treguan se janë më të aftë, përveçse treguan vazhdimësi. Bosnja nuk ka asgjë për të humbur dhe do të kërkojë fitoren. Do të jetë një ndeshjes zbavitëse”.
ZANIOLO – “Unë e shoh si mesfushor. Në na nevojitet në atë rol, pavarësisht se te Roma po luan në një tjetër pozicion. Për të luajtur aty ku na shërben ne, duhet të jetë pozicional dhe të gjejë zgjidhje të ndryshme nga ata që bën kur luan në krah”. /abcnews.al