Mancini: E kam gati ekipin për Euro2020, më vjen keq vetëm për diçka

schedule16:36 - 10 Shkurt, 2020

schedule 16:36 - 10 Shkurt, 2020

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për mikrofonat e “Sky Sport” për situatën rreth kombëtares. Italiani shprehet i bindur për ekipin që do të zgjedhë për Euro 2020 dhe i vjen keq për Zaniolon.

“Pak a shumë e kam zgjedhur ekipin që do të shkojë në europian. Shpresoj mos të kemi dëmtime deri atëherë. Për momentin po ndjek shumë lojtarë, por ekipi është pothuajse i kompletuar. Në Euro do të përpiqemi që ta mbajmë sa më shumë topin. Nuk do të shikoni një Itali që vetëm mbron,” deklaron Mancini.

“Zaniolo? Më vjen shumë keq për të. Është një lojtar i mirë, por kemi shumë alternativa. Aktualisht ka shumë italianë që në pozicionin ku luan lojtari i Romës, janë në formë të mirë,” mbyll tekniku italian. Ai dëmtim në ndeshjen kundër Juventusi, ishte fatal për Zaniolon që fatkeqësisht do të humbasë dhe Euro 2020. /abcnews.al

 

Zaniolo pas operacionit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!