Italia fitoi mbrëmjen e kaluar 7-0 miqësoren e luajtur ndaj San Marinos në Sardenjë. Roberto Mancini përfitoi të provojë disa lojtarë të rinj, teksa tha këto fjalë në prononcimin e dhënë për Rai Sport.
“Rezultati dihej, rëndësi kishte të ishim agresivë dhe pasimet e shpejta të na shkonin mirë. Kam disa dyshime sigurisht, një ndeshje nuk mjafton për të ndryshuar situatën.
Bernardeschi? Me ne është paraqitur gjithmonë mirë, na ka ndihmuar të kualifikohemi. Ai është një siguri për Euro 2020. Disa zgjedhje më vënë në vështirësi.
Edhe Moise Kean është i rëndësishëm për ne, ai është paraqitur mirë me PSG-në. Në fund të pjesës së parë kishte dhimbje, prandaj doli nga loja. Do ketë pësuar ndonjë shkelm“, deklaroi trajneri i kombëtares së kaltër.
Italia është pjesë e grupit A në Euro 2020. Kundërshtarët janë Turqia, Zvicra dhe Uellsi. Sfidë e parë, që përkon me hapjen e turneut, do të zhvillohet ndaj Turqisë më 11 qershor në “Olimpico” të Romës. /abcnews.al