Mancini: Derbi i Italisë vendimtar për Juven, Milani më ka surprizuar

schedule11:39 - 15 Janar, 2021

schedule 11:39 - 15 Janar, 2021

Trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mancini, ka folur në prag të dërbit të Italisë mes Juventusit dhe Interit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai shprehet se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për djemtë e Pirlos, pasi ata nuk kanë më kohë për të humbur. Gjithashtu, ai ndalet dhe te ecuaria pozitive e Milanit si dhe bën një vlerësim për Ronaldon e Lukakun.

“Interi është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe ata janë gati për ta fituar kampionatin, por Juventusi ka më shumë përvojë në këto nëntë vitet e fundit, ku kanë dalë dhe kampionë. Derbi do të jetë vendimtar për bardhezinjtë, pasi ata nuk mund të humbin më shumë terren në renditje. Janë tre ekipe para tyre, edhe pse kanë një ndeshje për të luajtur”, deklaron italiani.

 

“Milani më ka habitur, pasi nuk e prisja që të bënin kaq mirë. Ata kanë Donnarummën, i cili është portieri më i mirë në botë. Gjithsesi, Interi dhe Juve mbeten favoritë. Ronaldo apo Lukaku? Cristiano shënon shumë gola edhe në këtë pikë të karrierës së tij. Ai është një shembull për të gjithë lojtarët e rinj. Gjithashtu edhe Lukaku është një ndër më të mirët e Serie A, kur ai nuk luan Interi nuk është njësoj”, përfundon Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!