Mancini: Balotelli e di se si kthehet tek Italia. VAR? Polemikat pjesë e ADN-së tonë

schedule15:44 - 11 Nëntor, 2019

schedule 15:44 - 11 Nëntor, 2019

Italia është kualifikuar dhe dy ndeshjet e radhës nuk kanë rëndësi të madhe, por Roberto Mancini kërkon impenjim maksimal. Me 15 nëntor është ndeshja kundër Bosnjës jashtë fushe dhe tre ditë më vonë Italia do të presë Armeninë.

Mancini ka një lidhje të veçantë me Mario Balotellin, por sulmuesi i Brescias duhet të bëjë më shumë për të merituar rikthimin në kombëtare. Nuk mungon as një koment për VAR-in. Teknologjia po shkakton polemika të shumta, por ky aspekt nuk ka shumë rëndësi për trajnerin e kombëtares italiane.

BALOTELLI – “Marion e dua fort, e bëra të debutojë që kur ishte fëmijë. Duhet të thirret në kombëtare sepse e meriton, jo për arsye të tjera”.

VAR – “Teknologjia ka përmirësuar disa aspekte. Ndryshimi i madh i rregullave bën që arbitrat të hasin vështirësi. Krijimi i polemikave është në ADN-n tonë. Nuk shqetësohem nga përdorimi i VAR-it në Evropian, por është e qartë që ka ende nevojë për përmirësim”.

KUNDËRSHTARËT – “Në Bosnje na pret një duel i bukur. Do të luajmë në një stadium të vogël, por që do të jetë plot me tifozë. Ata kanë mundësi për t’u kualifikuar vetëm nga Nations League. Ne duam të përmirësohemi në disa situata të caktuara të lojës. Belotti dhe Immobile do të zhvillojnë nga një ndeshje si titullar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!