Manchester United nuk beson më te David De Gea dhe duan ta largojnë nga klubi. Ai ka edhe dy vite kontratë me “Djajtë e Kuq”, nga e cila fiton mbi 400 mijë euro në javë.
Ky është një problem për skuadrat që duan ta blejnë, por United është gati të paguajë portierin për pjesën e mbetur të pagës. Gjatë javëve të fundit ai është lidhur me disa ekipe, me Paris Saint Germain në “pole” për të siguruar shërbimet e tij.
Henderson i ka zënë vendin titullarit De Geas këtë sezon, por Solskjaer dëshiron edhe një tjetër portier të madh në rast se largohet spanjolli. /abcnews.al