Juventus në verën e shkuar, pavarësisht krizës prej koronavirusit, shpenzoi 40 milionë euro për Dejan Kulusevski, i cili erdhi nga Parma.
Suedezi zhvilloi një sezon me ulje-ngritje, duke e nisur mirë e më pas hasur vështirësi, por duket se drejtuesit bardhezinj nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai.
Mediet italiane zbulojnë se torinezët kanë refuzuar menjëherë interesin e shfaqur nga Manchester United për anësorin.
Ata i kanë shprehur besimin e plotë 20-vjeçarit dhe nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ai. Ndërkohë një tjetër anësor, Frederico Bernardeschi, ka bërë valixhet gati. /abcnews.al