Manchester United në kontakt me PSG për Manuel Ugarte, mesfushori kërkon kalimin te “Djajtë e Kuq”

schedule17:18 - 3 Gusht, 2024

schedule 17:18 - 3 Gusht, 2024

Manuel Ugarte mbetet objektiv kryesor në këtë merkato për skaudrën angleze të Manchester United.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano thotë se Ugarte, mesfushori i PSG, kërkon kalimin vetëm te “Djajtë e Kuq”.

United dhe PSG po diskutojnë për shumën e transferimit, teksa nuk përjashtohet edhe opsioni i huazimit me të drejtë blerjeje.

“E FUNDIT: Manuel Ugarte, ende objektiv kryesor për Man United… ai po pret vetëm ata! Ugarte, me durim duke pritur Man United… pasi kushtet personale ranë dakord dy javë më parë dhe ai dëshiron lëvizjen. Manchester United dhe PSG janë në kontakt për të diskutuar çmimin për kartonin e lojtarit, është përmendur edhe huazimi me detyrim blerjeje. Sofyan Amrabat gjithashtu një emër tjetër në listën e Man United për mesfushën”, shkruan Romano në Facebook./abcnews.al