Manchester United është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Benficës, Joao Neves.
I riu po shfaqet si një objektiv kryesor i merkatos së verës për Manchester United.
Në kontratën e Neves është një klauzolë blerjeje prej 120 milionë euro, megjithatë United synon të arrijë një marrëveshje për 100 milionë euro.
19-vjeçari ka një kontratë deri në verën e vitit 2028.
Mesfushori mbrojtës ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asiste në 47 ndeshje zyrtare deri tani këtë sezon./h.ll/abcnews.al