Juventusi po i vjen zgjidhja nga Britania e Madhe për mesfushën, pas dëmtimeve të Pogba dhe Mckennie.
Manchester City është i interesuar në shkëmbimin e dy mesfushorëve.
“Qytetarët” janë gati të ofrojnë Ilkay Gundogan, për të marrë në këmbim brazilianin Arthur.
Ky i fundit shihet si i tepërt te Juventusi dhe për bardhezinjtë mund të jetë një lëvizje e mirë. / abcnews.al