Manchester City ka gati 300 milionë paund për të zgjeruar “Etihad Stadium”

schedule15:09 - 31 Mars, 2023

schedule 15:09 - 31 Mars, 2023

Manchester City do të investojë 300 milionë paund për të rinovuar stadiumin “Etihad”.

Është planifikuar shtimi i 7700 vendeve që do ta çonte stadiumin në një kapacitet prej 61 mijë tifozësh.

Rikonstruksioni, raporton “Daily Mail”, përfshin gjithashtu një hotel të ri, një park për tifozët, një qendër tregtare dhe një muze dhe e gjithë kjo do ta çonte koston totale në një miliard paund.

Punimet janë planifikuar të nisin në nëntor me shpresën që ato do të përfundojnë deri në fillimin e sezonit 2025/2026./ h.ll/abcnews.al