Manastirliu: Vaksinohuni, sa më shumë qytetarë të mbrojtur, aq më mirë i bëjnë ballë mutacioneve

schedule19:09 - 2 Korrik, 2021

schedule 19:09 - 2 Korrik, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID.

Në një status në rrjetet sociale, ministrja shkruan se sa më shumë qytetarë të mbrojtur të ketë gjatë muajve të verës, aq më mirë do i bëjmë ballë varianteve të reja të COVID dhe vjeshtës.

“Vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!