Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës anti COVID përmes COVAX.
“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX ”, shkruan Manastirliu teksa ka shpërndarë në Twitter një deklaratë të kreut të OBSH.
Lajm i mirë ??
Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX ?? https://t.co/RWt4Xjn7Yc— Ogerta Manastirliu (@GManastirliu) January 23, 2021
“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj COVID19. Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milion doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH./mv.abcnews.al

