Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar ditën e sotme ambientet e brendshme të spitalit Covid-2 bashkë me ambasadorin gjerman në Shqipëri Peter Zigranf.
Manastirliu tha se rritja e pagave e premtuar për mjekët edhe infermierët do të nisë nga viti tjetër. Ajo u shpreh se tashmë vendi ndodhet përpara një situate serioze, por theksoi se në planin e vjeshtë-dimrit janë dy-fishuar shtretërit spitalorë.
“Jemi përpara një situate serioze. Kemi rreth 200 pacientë në spitalet Covid. Në skenarin e parë kemi më shumë se 500 shtretër të pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Në planin e vjeshtë-dimrit kemi dyfishuar shtretërit.
Po vazhdojmë inspektimin e masave në institucione. Po sigurojmë nëpërmjet instrumentet përmes COVAX, aksesin e vaksinës. Lajmi i mirë që dua ta ndaj me mjekët e Spitalit Shefqet Ndroqi është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët duke filluar nga viti tjetër”, tha ministrja./mv. abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2795556804099036/