Manastirliu: Pas QSUT shtohet një tjetër laborator, zgjerohet gama e analizave falas për pacientët

schedule10:34 - 24 Qershor, 2021

schedule 10:34 - 24 Qershor, 2021

Pas QSUT, edhe në spitalin Shefqet Ndroqi është ndërtuar një laborator publik me standarde ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shkruan se ky laborator zgjeron gamën e analizave falas për pacientët.

“Pas QSUT, një tjetër laborator modern i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!