8065 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 sot në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrën e vaksinimeve për ditën e sotme.
Ndërkohë që nga fillimi i procesit të vaksinimit u janë injektuar dozat 332905 qytetarëve në Shqipëri. Në Shqipëri vaksinimi po vijon me Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Sot në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën edhe 50,000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë./ Abcnews.al