Manastirliu nxjerr shifrat: Sa vaksinime janë kryer në 24 orët e fundit

schedule19:35 - 5 Maj, 2021

schedule 19:35 - 5 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë vaksinuar 19 197 qytetarë. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku thekson se deri më tani në Shqipëri janë kryer mbi 550 mijë vaksinime.

“Vaksinimi nuk ndalet në çdo cep të vendit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë. Sot kaluam mbi 550 mijë vaksinime. Shqipëria buzëqesh”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al