Manastirliu nxjerr rrëfimet e gjysheve dhe gjyshërve: Drita në sytë e tyre më mbush me gëzim

schedule08:43 - 30 Mars, 2021

schedule 08:43 - 30 Mars, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mëngjesin e sotëm disa rrëfime të të moshuarve që kanë marrë “Sinovac”, në ditën e dytë të vaksinimit masiv.

Ata thonë se janë të lumtur për nisjen e këtij procesi, ndërsa ka nga ata që fillimisht kanë qenë skeptikë për marrjen e vaksinës.

Manastirliu thotë se drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga vaksinimi masiv në të gjithë vendin, e mbush me gëzim.

“Drita në sytë e gjysheve dhe gjyshërve që sot janë më të mbrojtur nga covid19, falë vaksinimit masiv në të gjithë vendin, më mbush me gëzim”, shkruan ministrja.

Në ditën e dytë të vaksinimit masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç, në të gjithë vendin u kryen 20 414 vaksinime në total./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!