Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë. Ministrja pa nga afër se si po procedohet me testimin e shpejtë që ka filluar.
Manastirliu thekson se vetëm në ditën e parë të testimit të shpejtë në 6 pikat e hapura në Tiranë u kryen mbi 300 testime.
“Në Qendrën Shëndetësore nr. 10 në Tiranë, ku vijon testimi i shpejtë në komunitet, për të rritur akesin e qytetarëve në testimin në kohë dhe të #sigurt.
Vetëm në ditën e parë të testimit të shpejtë në 6 pikat e hapura në Tiranë u kryen mbi 300 testime, ndërsa janë mbi 12 mijë teste të shpejta të kryera në të gjithë vendin”, tha ministrja.
“Mjeku i familjes ka rolin më kryesorsa i përketë të gjithë ndjekjes së rasteve të dyshuara apo rasteve të cilat konfirmohen dhe më pas duhet të ndiqen nga pikpamja klinike, për tu mbështetur edhe me paketën e rimbursimit të barnave që trajtohen në banesë, por edhe për referim për ata që kërkojnë shërbim me të specializuar dhe dërgohen në strukturat tona spitalore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi se në varësi të fluksit, do të vijohet edhe me hapjen e 4 pikave të tjera për testimin e shpejtë në Tiranë, ndërkohë që spitalet rajonale në të gjithë vendin janë pajisur me teste të shpetja të antigenit. Manastirliu theksoi se paralelisht me testimin e shpejtë, po vijon të rriten kapacitetet për testimin klasik me metodën PCR.
Në prag të festave të fundvitit, ministrja Manastirliu u ka ribërë apel qëytearëve të mos e ulin vigjilencën dhe të shmangin grumbullimet.
“Në këtë periudhë festash një apel për të gjithë, për të kufizuar kontaktet, për të mbajtur maskën, për të ruajtur higjenën dhe distancën, sigurisht duke festuar në familjen e vogël, duke shpresur që së shpejti do t’i rikthehemi normalitetit”, shtoi Manastirliu.
Po ashtu Manastirliu ka bërë sërish apel që në këtë periudhë festash të respektohen masat duke qëndruar në familje.
“Në këtë periudhë festash një apel për të gjithë për të kufizua kontaktet, për të mbajtur distancën, maskën dhe sigurisht për të festuar në grupet e vogla duke shpresuar që kjo kohë do të kalojë shumë shpejt dhe e të kthehemi në normalitetin që duam”, tha ajo.
estimi i shpejtë ka filluar në 6 pika në Tiranë, në qendrën shëndetësore nr. 9, nr.10, nr. 4 (pika e Brrakës), në qendrën shëndetësore të Kombinatit, në qendrën shëndetësore Qyteti Studenti dhe në Kodër-Kamëz. Është mjeku i familjes, i cili, nëpërmjet sistemit të referimit elektronik, e referon qytetarin për testin e shpejtë në fashat orare nga 10:00-16:00, nga e hëna në të shtunë. Dhe pacienti paraqitet në pikën e testimit në ditën dhe orën e caktuar, ndërsa përgjigjen e merr sërish nga mjeku i familjes.

