Manastirliu: Miratohet kontrata për 1 milion vaksina Pfizer

schedule11:32 - 16 Shkurt, 2022

schedule 11:32 - 16 Shkurt, 2022

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i zonës, Erion Braçe kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore Këmishtaj, e përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku deklaroi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë me fazën e dytë.

Jam shumë e kënaqur që vijojmë investimet në rrjetin e kujdesit parësor. Tashmë me përfundimin e fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, vijojmë me fazën e dytë, ku për vitin 2022 kemi planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira”, tha Manastirliu.

Duke folur për rehabilitimin e qendrave shëndetësore të zonës së Divjakës, deputeti Erion Braçe u shpreh: “Divjaka po, Këmishtaj po, Grabiani po, Çerma po, tani na ka mbetur vetëm Remasi”.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Këmishtaj në Divjakë, Ministrja Manastirliu theksoi se vaksinimi do të jetë kryefjala edhe për këtë vit, duke bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka mirtuar kontratën e re me kompaninë Pfizer për vitin 2022.

“Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave kontratën e re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksine gjatë 2022 dhe 500 mijë doza të tjera opsionale, nëse do të duhen, ku përfshihet gjithashtu edhe vaksinimi për fëmijët. Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore. Ne kemi aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash. Jemi ende duke punuar for për të intensifikuar mbulesën vaksinale tek grupmosha e të rinjve. Ndaj gjithmonë një apel dhe akoma më shumë përkushtim i ekipit tonë shëndetësor do të duhet për të rritur mbulesën vaksinale tek grupmosha e të rinjve.Por nga ana tjetër duhet të vijojmë me dozat përforcuese tek grupmoshat +60 vjeç sidomos ata të cilët kanë sëmundje kronike dhe janë më të rrezikuar, pasi vaksinimi shpëton jetën”, tha Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!