Manastirliu: Mbi 36 mijë bebe e kanë përfituar bonusin këtë vit

schedule13:13 - 21 Nëntor, 2021

schedule 13:13 - 21 Nëntor, 2021

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes. Shifrën e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.

36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 40,000 lek për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë”, shkruan ministrja.

Me buxhetin 2022 Manastirliu thekson se do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.