Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer mbi 11 mijë vaksinime kundër COVID. Shifra është bërë publike nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
Manastirliu shprehet se bashkë me shifrën e sotme shkon në 1,190,847 numri total i vaksinimeve kundër COVID në Shqipëri.
Ajo thekson se nga qendra në periferi, ekipet mjekësore janë çdo ditë në shërbim të atyre që duan të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur nga virusi.
“Mbi 11.000 vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1,190,847 totalin e vaksinimeve deri tani.
Nga qendra në periferi, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga COVID 19”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al