Manaj: Tre pikë që vlejnë sa për 10, çdo lojtar dëshiron të luajë nga fillimi

schedule20:15 - 2 Prill, 2022

schedule 20:15 - 2 Prill, 2022

Spezia luajti kundër Venezias sfidën e javës së 31-të në Seria A, teksa mori një fitore me rezultat minimal por shumë të rëndësishme.

Në këtë fitore një nga protagonistët kryesore ishte edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili pas këtij takimi për kanalin zyrtarë të Spezias u shpreh shumë i lumtur për 3 pikët, ndërsa kërkoi që skuadra të fitojë sa më shumë pikë për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.

“Është një emocion i papërshkrueshëm, janë tre pikë që vlejnë sa për 10. Jemi +10 nga mbijetesa, mungojnë edhe 7 ndeshje, por nevojiten akoma edhe disa pikë për të qenë të qetë. Jam i lumtur për skuadrën dhe shokët e ekipit.

Pash Manu në mesin e portës dhe provova të godas tek cepi i shtyllës, ndërsa Gyasi bëri një gol shumë të rëndësishëm për tifozët dhe për grupin. Jam i lumtur, çdo lojtar dëshiron të luajë që nga fillimi. Unë sapo jam kthyer nga kombëtarja. Të shohim të shtunën se kur do të nisë ndeshjen, nga fillimi apo më vonë gjatë ndeshjes.

Ne i luajmë të gjitha ndeshjet për të fituar, por edhe barazimet vlejnë shumë. Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Kemi fituar në stadiumi që ka qenë pothuajse e pamundur të fitosh, por duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të falënderojmë njerëzit që na dhanë energjinë e duhur për të përballuar këtë ndeshje”, ka deklaruar Manaj. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!