Nuk ishte përfundimi më I mirë I mundshëm, por ai nuk pati faj.
Rej Manaj bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Ligës së Parë të Turqisë, ndonëse skuadra e tij, Sivaspor, barazoi 3-3 në shtëpi dhe nuk rriti shpresat për të forcuar pozitat në kampionat.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare shënoi dy gola në sfidën në shtëpi ndaj rivalit me emrin Van, edhe pse kjo nuk mjaftoi për të siguruar fitoren.
Manaj goditi në minutën e 28-të, dhe pastaj pas 4 minutave me goditje dënimi.
Këto ishin rrjetat e tij të para që pas rikthimit në Turqi, ndërsa në fazën e parë të këtij sezoni ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për fat të keq, paraqitje tij shumë e mirë sikur shkoi dëm pasi Van nuk u dorëzua dhe realizoi dy gola pas pushimit.
Kenet Mamah shënoi të dytin personal dhe në minutën e pestë shtesë erdhi barazimi nga Çavushoglu.
Pas 25 javësh kampionat, Sivaspori është në vendin e 14-të në kampionatin me 20 ekipe, duke qenë ende I rrezikuar për statusin në Ligën e Parë, dhe pa shpresa reale për t’u ngjitur në Superligë.
Rëndësi për momentin ka që Manaj të luajë e të shënojë gola për të qenë në formë për ndeshjen e kombëtares ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars. / ABCNEWS.AL /


