Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj nuk fiton dot vetëm, Galatasaray tepër i fortë për skuadrën e Sivasspor

schedule17:36 - 6 Maj, 2024

schedule 17:36 - 6 Maj, 2024

Nuk është turp të humbasësh përballë një skuadre të tillë. Rey Manaj u detyrua të dilte i mundur nga fusha e ekipit më të fortë të Turqisë, Gallatasaray, që triumfoi 6-1 në sfidën e Superligës, ku edhe pse sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëri maksimumin, dhe ishte si gjithmonë protagonist, ai nuk mund të mjaftonte në asnjë mënyrë për Sivasporin.

E pamundur të ndodhë ndryshe kur përballë ke lojtarë si Mauro Icardi, Hakim Ziyech apo Dries Mertens, që shënuan secili nga dy gola Manaj i dha shpresë miqve me asistin shumë të bukur dhe me sakrificë në zonë, që e ktheu në gol Caner Osmanpasa. Rezultati shkoi 2-1, por nuk qe e thënë të ndodhte e papritura.

Galata kënaqi mbi 50 000 tifozët në stadiumin “Rams Park” të qytetit të perandorëve e të sulltanëve, me rrjetat që erdhën radhazi në minutat 59’, 60’ e 73’. Manaj shënoi sërish në mes të këtij shpërthimi, por për fat të keq rrjeta iu anulua për një pozicion jashtë loje vërtet në fije të perit.

Kur duhen edhe 3 javë deri në fund, “Verdhekuqtë” janë thuajse kampionë të Turqisë, ndërsa Sivasspor nuk pati mundësi të afrohej me zonën evropiane. Për fat të keq, Manaj duket se i ka larë duart me “Këpucën e Artë”, pasi Icardi ka 23 gola ndaj 18 të “bomberit” shqiptar. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!