Emri i tij është kthyer në një “mollë sherri”.
Një konflikt I ashpër ka shpërthyer në Turqi pas akuzave të presidentit të Gallatasarajit, Metin Ëzturk, se Rej Manaj qëllimisht dëmtoi lojtarin e ekipit të tij, Barish Alpej Jilmaz, se qëllimisht luajti shumë fort në përballjen e fundjavës së kaluar në Superligë, ndërsa deklaroi edhe se sulmuesi shqiptar bëri sikur ishte I dëmtuar për të mos luajtur më herët ndaj Fenerbahçes.
Këtyre sulmeve iu përgjigj numri I klubit tjetër nga Stambolli, zv. presidenti Axhun Ilixhali.
Duke folur para kamerave, Ilixhali I kujtoi Gallatasarajit se Manaj nuk po përdoret nga Fenerbahçe, dhe se ylli kuqezi I nxorri vjet jashtë garës për titull pas barazimit 2-2 në fushën e Sivasporit.
Ishte pikërisht shqiptari që fitoi penallti në minutën e fundit, kur rezultati ishte 2-1 për miqtë, dhe shënoi gol nga pika e 11-metërshit duke I hequr dy pikë gjigandëve nga Stambolli.
Në fund, Gallatasaraj u shpall kampion me 102 pikë ndaj 99 të Fenerbaçes.
Ndërkaq, duket se Manaj nuk do të dënohet nga Komisioni I Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, pasi emri I tij nuk është përfshirë në dokumentacionin e ndeshjes Sivaspor-Gallatasaraj.
Aty përmendet vetëm gjyqtari Turgut Doman,
Polemikat vazhdojnë edhe pas bërjes publike të audios së bisedës mes VAR-it dhe gjyqtarit, ku Doman gjykon se ndërhyrja e Manajt ishte faull loje dhe se do t’i jepte vetëm karton të verdhë.
E përditshmja sportive “Fanatik” shkruan se ishte pikërisht sulmuesi i kombëtares shqiptare që botoi audion e VAR-it për të mbrojtur veten nga akuzat që po I bëheshin këto ditë. /abcnews.al