Manaj më pranë transferimit/ Sulmuesi kuqezi ka kërkuar kalimin në Trabzonspor

schedule13:30 - 22 Gusht, 2024

schedule 13:30 - 22 Gusht, 2024

Ka kërkuar largimin dhe kjo gjë është fare pranë.

Edhe pse Sivaspori ende nuk ka arritur një marrëveshje me Trabzonsporin, sërish e ardhmja e Rej Manajt duket e zgjidhur.

Këpuca e Bronzit e sezonit të kaluar në Superligën turke, pritet ta ketë të plotësuar dëshirën e tij, sepse klubi I tij ia ka gjetur një zëvendësues.

E përditshmja sportive, “Fanatik” shkruan se Sivaspori do të marrë sulmuesin portugez, Gonsalo Pasiensa.

Futbollisti 30-vjeçar luan për Seltën në Spanjë dhe duket se ekziston një akord për të.

Manaj u përshëndet në fund të edicionit të kaluar me tifozët e ekipit, pasi shënoi 18 gola dhe u la pas në garën për Këpucën e Artë vetëm nga Ikardi e Xheko.

Gjithsesi, ai u rikthye tek Sivaspori pas Europianit, i pritur si hero nga ultrasit, ndonëse me mendjen për të luajtur diku tjetër.

Nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja mes dy klubeve turke, ndërsa është folur edhe për 7 milionë euro, edhe për 5 milionë euro plus dy futbollistë.

Sivaspori do të donte rreth 10 milionë euro për kartonin e Manajt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!