Manaj i pafat, “legjionari” dëmtohet pasi shënon golin e parë të sezonit

schedule19:16 - 14 Shtator, 2024

schedule 19:16 - 14 Shtator, 2024

Fati nuk është në krahun e tij dhe kjo duket qartë.

Rey Manaj nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet golit të tij të parë në këtë sezon në kampionatin turk me fanellën e Sivasspor, teksa vetëm pak minuta pasi ai shënoi përballë Giaziantep në duelin e kësaj të shtune, në Turkiye Superlig, sulmuesi shqiptar la fushën e lojës i dëmtuar.

Manaj bëri me shenjë nga stoli se kërkonte zëvendësim pasi ndjente dhimbje në pjesën e mbrapme të kofshës së djathtë., duke lënë kështu fushën para fundit të pjesës së parë dhe iu nënshtrua menjëherë analizave të hollësishme nga stafi mjekësor.

Sipas raportimeve të mediave turke, “bomberi” nga Lushnja ka pësuar një këputje në muskujt e mbrapme të kofshës dhe nëse konfirmohet ky lajm, kjo do të nënkuptonte një periudhë e gjatë pushimi për futbollistin, që do ta linte atë larg fushave të lojës për disa javë si për Sivasspor, ashtu edhe për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e tetorit, pasi rikuperimi deri atëherë do të jetë i pamundur. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!