Rey Manaj përndiqet nga problemet te Albacete. Sulmuesi lushnjar iu bashkua ekipit të tij në Spanjë, por pa zbritur në fushën e blertë është dëmtuar. Mesdiat në vendin Iberik raportojnë se ish-futbollisti i Interit ka pësuar një lëndim gjatë përgatitjeve në palestër.
Kështu, Manaj duhet të bëjë një kontroll në këmbën e tij të djathtë dhe do të shikohet shkalla e dëmtimit. Shpresohet që sulmuesi të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për ndeshjen e fundjavës me Mirandes.
Manaj me Shqipërinë ishte titullar në të dyja ndeshjet, kundër Andorrës dhe Francës, madje në takimin e parë edhe shënoi golin e barazimit. Sulmuesi mezi pret të rikthehet në fushë për Albacete dhe të japë kontributin e tij pas një mungese një-mujore për shkak pezullimi. /abcnews.al