Humbja me Lituaninë ishte nga ajo që djeg. Tifozët nuk e pritën mirë, por edhe vetë futbollistë e kombëtares shqiptare nuk janë ndjerë mirë. Veç rezultatit zhgënjyes, edhe loja la për të dëshiruar. Një mësim i mirë për të gjithë, ndërkohë që edhe presidenti Duka me mënyrën e tij ua tërhoqi veshin.
Një nga titullarët e kuqezinjve, Rey Manaj, në rrjetet sociale shprehet se është shumë i trishtuar që nuk fituan kundër Lituanisë. Mes të tjerash ai shkruan se shpreson që në stadiume të kthehen edhe tifozët, që janë një mbështetje e madhe për ta.
LEXO EDHE: Shuplakë dhe leksione gjeneralëve, si Duka e ka përjetuar disfatën me Lituaninë
“Jam jashtë mase i trishtuar për mosmarrjen e tre pikëve. Sidoqoftë, mendoj se është e drejtë të reflektojmë dhe të kuptojmë se ku kemi bërë gabime në mënyrë që t’i korrigjojmë ato në ndeshjet e ardhshme.
Jam i sigurt që nëse do japim maksimumin tonë, duke bërë mirë ne fushë, do të përfundojmë të parët në grup! Gjithashtu shpresoj që tifozët tanë të jenë të pranishëm në stadium për të na dhënë energjinë dhe mbështetjen e nevojshme”, shkruan Manaj. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CE6pSpoKIul/?utm_source=ig_web_copy_link