Manaj: Hap prapa për Shqipërinë, gabuam te golat

schedule23:26 - 14 Nëntor, 2019

schedule 23:26 - 14 Nëntor, 2019

Rey Manaj shpëtoi Shqipërinë nga humbja dhe pas ndeshjes me Andorrën, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Të gjithë mendonin se ishte e lehtë, ne thamë që ata mbrohen mirë. Shënuam të parët, gabuam te golat. Janë gjëra që ndodhin. Na shënuan sa nisi e dyta. Në fund luajtëm me topa të gjatë dhe nuk na doli loja”.

“Nuk e kishim mendjen te Franca, donim rekordin e pikëve dhe donim të tregonim që kemi ndryshuar. Bëmë një hap prapa dhe futbolli të jep mundësi të tjera. Luajmë më Francën dhe do mundohemi të marrim tre pikët”.

“Nuk them se e kanë fajin mbrojtësit. Kaloi aksioni në mesfushë dhe shkoi deri në portë. Sikur ne shënojmë, mbrojtësin duhet të bëjnë punën e tyre. Kemi luajtur shumë mirë si ekip dhe mbrojtja ka qenë në lartësinë e duhur në ndeshjet e fundit”.

“Kur shënuam, ata dy herë në portë shkuan dhe na shënuan. Lojën e bëmë ne. Vetëm 10 minutat e fundit luajtëm me topa të lartë”, u shpreh Manaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!