Man United ka gjetur zëvendësuesin e De Geas, është një super portier

schedule16:26 - 14 Shtator, 2022

schedule 16:26 - 14 Shtator, 2022

Në sezonet e fundit, David de Gea nuk është më aq i besueshëm në kufirin e fundit sa ishte më parë. Timonieri i Manchester United, Erik ten Hag, nuk është i sigurt nëse spanjolli mund të mbështetet në planin afatgjatë. Ka të ngjarë që Djajtë e Kuq të mos i ofrojnë De Geas një kontratë të re.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja aktuale skadon verën e ardhshme, shkruan abcnews.al.

Sipas Jeunes Footeux, Manchester United i ka vënë sytë te 29-vjeçari Jan Oblak, i cili ka demonstruar një nivel të lartë të lojës në Atletico.

Anglezët presin ta marrin falas sllovenin, pasi në verë ai mund të bëhet lojtar i lirë. Man United do t’i ofrojë Oblak një kontratë me një pagë prej 18 milionë euro në vit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!