Manchester United po punon kundër kohës për të bindur Ralf Rangnick që të marrë skuadrën si zëvendësues i Solskjaer-it dhe për këtë ka vënë në tavolinë disa emra lojtarësh shumë sipas shijes së gjermanit.
Një prej tyre do të ishte një objektiv i vërtetë i Barcelonës për merkaton e dimrit dhe drejtuesit sportiv të “Djajve të Kuq” kanë në axhendë Dani Olmon.
Futbollisti i RB Leipzig po tregton gjithnjë e më lart pasi ishte një nga më të mirët në Spanjë në Kampionatin e fundit Evropian. Tani dhe pas komplikimit të ardhjes së tij në klubin katalanas për shkak të pamundësisë së pagesës së katalanasve për transferimin e tij, United shfaqet në horizontin e tij më të afërt.
Olmo ka një kontratë deri në vitin 2024 dhe një vlerë prej 50 milionë euro, shuma minimale për të cilën klubi gjerman do të fillonte bisedimet. United është i gatshëm të bëjë një hap përpara për spanjollin dhe një rinovim i madh i skuadrës po vjen. r.t/abcnews.al

