Mamografia është metoda diagnostikuese që përdoret kryesisht për diagnostikimin e Kancerit të gjirit.
Mamografia rekomandohet për kontrolle rutinë (screening) dhe për qëllime diagnostike:
✔Mamografia për efekt kontrolli rutinë rekomandohet – për të zbuluar ndryshime të gjirit te femrat të cilat nuk shfaqin shenja, simptoma apo anomali të tjera të gjoksit. Qëllimi i këtyre kontrolleve është të zbulojë kancerin përpara shfaqjes së dukshme të shenjave klinike madje rreth dy vite para shfaqjes së tyre.
✔Mamografia diagnostike rekomandohet –për ekzaminimin e ndryshimeve të dyshimta të gjirit në rastet kur janë të pranishme shenjat dhe simptomat të tilla si prezenca e një mase/noduli të ri, dhimbje gjiri, ndryshime të pazakonta të lëkurës, shkarkim i gjirit, tërheqje nga brenda e thithave të gjirit.
Mamografia është proçedura që përdor rrezatimin X për vlerësimin e strukturës dhe përmbajtjes së gjirit duke zbuluar masa karakteristike dhe mikrokalçifikime që janë tipike për Kancerin e Gjirit.
Saktësia e Mamografisë në zbulimin e Kancerit të Gjirit është në masën 80-90%, pra me një gabim diagnostik prej 10%, gabim i cili varet nga dendësia e gjirit dhe që ndodh më së shumti te gratë e moshave të reja që kanë një gjoks me densitet të lartë. Kjo është edhe arsyeja pse mjekët rekomandojnë kryerjen e Mamografisë në moshat mbi 40 vjeç dhe duhet të përsëritet çdo 2 vjet. Ndërkohë te femrat te të cilat janë prezentë faktorët e rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit, mamografia rekomandohet para moshës 40 vjeçare.
Por, cilët janë faktorët e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i gjirit:
✔Mosha – Edhe pse nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja, rreziku i shfaqjes së tij rritet me rritjen e moshës
✔Mutacionet gjenetike – 10% e rasteve të kancerit të gjirit shfaqen si rezultat i një mutacioni gjenetik.
✔Fillimi i hershëm i menstruacioneve –përpara moshës 12 vjeç,
✔Fillimi i vonshëm i menopauzës pas moshës 55 vjeç,
✔Shtatzënia në moshë të madhe ose moslindja e fëmijëve,
✔Mungesa e aktivitetit fizik,
✔Mbipesha dhe obeziteti,
✔Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur,
✔Histori personale me kancer gjiri – femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë predispozita për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit
✔Histori familjare me kancer gjiri.
Mamografia është një procedurë e shpejtë, zgjat jo më shumë se 10 minuta, proçedurë gjatë të cilës bëhet skanimi i të dy gjinjve të ndarë në dy projeksione të ndryshme. Është e këshillueshme që gruaja në momentin e kryerjes së Mamografisë të mos jetë në fazën premenstruale si dhe atë ditë të mos përdorë deodorant apo antidjersë në zonën e aksilës pasi mund të ndikojnë në rezultatin e ekzaminimit.
Mamografia është metoda më e mirë e parandalimit të Kancerit të gjirit, sepse të parandalosh është më mirë se të kurosh. Prandaj edhe këtë Tetor, Spitali Hygeia si çdo vit i bashkëlidhet nismave botërore në kuadër sensibilizimi ndaj Kanceri të Gjirit dhe ofron për të gjitha të interesuarat Mamografinë me çmimin ofertë prej 1.500 lekë.
Mos neglizhoni, Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë
#spitalihygeia #KryejMamografinë5MinutaVlejnësanjëJetë
Spitali Hygeia
Kontaktoni: 04 23 90 000


