Mamia e njohur, Razije Musa ka ndarë ditën e sotme këshillat e nevojshme për të gjithë nënat e reja.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka këshilluar që fëmija kur ngrihet në këmbë duhet lënë zbathur, jo me çorape apo këpucë, pasi duhet të reagojë.
Sakaq, Musa ka theksuar se kur është ftohtë ose nxehtë duhen një palë çorape lëkurë të hollë, jo me gomë.
“Fëmija hapat e parë duhet ti bëjë zbathur se nëse ka çorape, këpucë ajo menjëherë alarmohet. Sepse i gjithë koncentrimi shkon atje.
Flitet si është e drejtë. E drejta është që të jetë zbathur, fëmija të dijë reagimin kur është bari, toka dhe të reagojë.
Kur është ftohtë a nxehtë, duhet ti marr çorape që kanë veç një cop lëkure, jo me pas ndonjë gomë a diçka tjetër”.
Sa i përket, fëmijëve që ecin në majë të gishtave dhe jo vetëm, ajo rekomandoi që nënat duhet t’i heqin nga rrethorja.
“Fëmija që ecën në majë të gishtave, nuk i duhet rrethorja. Nuk është e rekomanduar se mund të ndodh një aksident. Fëmijë koncentrohet vetëm brenda atij rrethi. Hiqeni atë rrethoren se nuk rekomandohet. Edhe organet seksuale te mashkullit dhe femrës janë të shtypura.
Nëse fëmija fillon të ecë zvarrë, merrni lodrat dhe ia çoni lart. Absolutisht duhet të kuptoni sa fëmija ka mundësi për tu ngritur”./abcnews.al