“Mama gjeta parajasën”, Evra: Futbolli dhe Italia më shpëtuan jetën

schedule18:46 - 27 Prill, 2022

schedule 18:46 - 27 Prill, 2022

Në një intervistë për “BBC”, Patric Evra ka treguar se nuk ka patur një fëmijëri të lehtë.

Ish-mesfushori francez, ka patur një të shkuar të errët ku i është dashur të përballej me shitjen e drogës, punës në një dyqan televizorësh dhe lypja nëpër dyqane. Ai gjithashtu ka përjetuar edhe abuzimin seksual në një moshë të vogël nga mësuesi  i tij.

“Kur isha i vogël, shisja televizorë në një dyqan. Të lypja përpara dyqaneve ishte normale për mua, e bëja në çdo kohë. Ndonjëherëm dilja natën dhe kontrolloja nëpër plehra për të gjetur ndonjë hamburger që ta haja.

Nuk ka qënë aspak e lehtë. Në moshën 13-vjeçare përjetova një abuzim seksual nga mësuesi im. Kjo gjë pati një ndikim shumë të madh në jetën time.

Shkova më pas në Itali në moshën 17-vjeçare, më dhanë atje një kostum sportiv dhe një palë atlete të reja. Gjëja e parë që bëra ishte të merrja mamanë time në telefonë. I thashë: “ Mama gjeta parajsën”.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!