Malota: pikat e fortë e Laçit është grupi, kemi objektiv Evropën, ja se nuk festova

schedule16:52 - 20 Shkurt, 2022

schedule 16:52 - 20 Shkurt, 2022

Renato Malota ishte një nga autorët e golave të shënuar në portën e Kukësit. Mbrojtësi i Laçit shënoi në minutën e 8-të ndaj ish-skuadrës së tij.

Pas ndeshjes Malota ka treguar edhe arsyen se pse nuk festoi kur shënoi golin,  ndërsa ka theksuar se një nga pikat e forta të Laçit është fryma e grupit.

“Pse nuk festova? Kam luajtur 4 vite te Kukësi, kam kaluar shumë mirë, kemi fituar aty, nuk mund të festoja. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, pasi Kukësin dhe Vllazninë i kemi rivalë për Evropës. Jemi shumë të lumtur.

Një nga pikat e forta të Laçit është grupi. Jemi kompaktë, jemi si familje, edhe në kafe ulemi nga 15 veta, të gjithë bashkë. Nuk ka hatër mbetje se kush luan apo jo, jemi të gjithë bashkë.

As nuk e kemi përmendur fare titullin. Ne kemi objektiv Evropën, do bëjmë më të mirën, të marrim maksimumin, por për momentin nuk ka eufori nga fitorja apo diçka tjetër.

Kush i paguan kafet? Ne të vjetrit paguajmë në kafe, neve na bjerr barra, duhet t’i mbajmë afër lojtarët e rinj.

Tirana? Dua të jem realist, nuk duam të fluturojmë. Ekipet tjera kanë investuar shumë për titullin, ndërsa një nga objektivat tona ka qenë Evropa. Urojmë të na kthehet edhe Guindo, të shohim javës tjetër kundër Tiranës nëse jemi apo jo për kampion.

Një karakter i fortë nuk duhet të dorëzohet kurrë, as në momentet e vështira. Problemi im ka qenë kur ishte ish-trajneri, por ajo është e kaluara. Marrëdhëniet e mia janë shumë të mira me të gjithë, nuk dua të flas për të kaluarën”, ka deklaruar Malota. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!