Laçi siguroi një kualifikim fantastik ndaj Universitatea Craiova në raundin e dytë të Conference League.
Bardhezinjtë, të cilët fituan 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, e mbyllën në barazim pa gola takimin e kthimit.
Ekipi kurbinas kaloi në raundin e tretë, aty ku do të ketë përballë belgët e Anderlecht. Atmosferë e shkëlqyer në kampin bardhezi.
Mbrojtësi i skuadrës së Shpëtim Duros, Renato Malota, një nga më të mirët në dy ndeshjet ndaj rumunëve, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
https://streamable.com/i6nxst
“Krenar për këtë super grup dhe për këta super çuna. Krenarë që thyem milionat rumunë.
Me kokën poshtë, me punë dhe përkushtim arrihet çdo gjë“, shkruan 32-vjeçari nga Lezha. /abcnews.al