Shqipëria U21 luan më 15 tetor kundër Kosovës U21 dhe sot para mediave kanë dalë dy prej futbollistëve kuqezi, mbrojtësi Leonard Maloku dhe sulmuesi anësor Eridon Qardaku. Të dy ndajnë të njëjtin mendim, që ndaj Kosovës duhet të fitojnë. Nuk mungon edhe ftesa për tifozët.
LEONARD MALOKU – “Atmosfera në skuadrën është shumë e mirë. Po stërvitemi në Elbasan dhe jemi të gjithë gati për përballjen e radhës me Kosovën. Është një ndeshje e fortë, Kosova është skuadër e mirë. Do mundohemi ta fitojmë. E dimë që për të bërë diçka të mirë, duhet të fitojmë çdo ndeshje. Tani mendojmë për Kosovën. Është detyrim tim të fitojmë.
ERIDON QARDAKU – “Skuadrës nuk i ka munguar asgjë për të fituar. Mendoj se është çështje kohe. Po përmirësohemi në disa aspekte, që i kemi diskutuar edhe në analizë me profesorin. Mendoj se nga ndeshja e radhës me Kosovën do të bëjmë kthesën, pasi është detyrim për ne. Matematika na lë në lojë akoma dhe fitorja na bën të besojmë. I ftojmë tifozët të na mbështesin, pasi mendoj se do i nderojmë. Do luftojmë shumë për këto ngjyra”. /abcnews.al