Juventusi do të humbasë për dy javë edhe mesfushorin Denis Zakaria, i cili ka pësuar një dëmtim në ndeshjen kundër Empolit.
Mesfushori i blerë nga gjermanët e Borussia M’Gladbach u ka duke mbajtur akull në kofshën e majtë dhe mediat në Italia raportojnë se do të duhet të pushojë dy javë.
Ende priten rezultatet e testeve mjekësore, për të pasur informacione më të sakta. Kjo periudhë ka qenë e vështirë për Juventusin.
Federico Chiesa dhe Kaio Jorge e kanë mbyllur sezonin prej operimeve në gju, kurse Weston McKennie do të qëndrojë për të paktën dy muaj jashtë.
Pastaj lista e lojtarëve me probleme muskulore është e gjatë, duke nisur me Paulo Dybala e për të vijuar me Alex Sandro, Daniele Rugani, Federico Bernardeschi dhe Giorgio Chiellini. / abcnews.al